facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 January 2014

Automjeti personal me dy funksione (video)

Ajo qe shpesh e kemi pare ne filma fantastiko shkencore, eshe shume afer kthimit ne realitet. Se shpejti do të mund të kemi të parkuar në garazh diçka mes makinës, avionit dhe avionëve të fundit që autopilotohen. Nuk ka më pengesa teknologjike që e pengojnë këtë.
Do të kemi automjete personale që shërbejnë si makina dhe avionë, ose të paktën ky është vizioni i të ardhmes sipas Missi Kamings. Siç transmeton njoftimin oranews, është një gërshetim i një avioni që vetëpilotohet me një makinë robot, gjë që bën që avioni të jetë edhe makina jote.

Por hapi i madh teknologjik është se ti nuk nget asnjërën prej tyre, thotë profesoresha e aeronautikës dhe astronautikës në Institutin e Teknologjisë në Masachusets.

Kamings thotë se nuk ka pengesa teknologjike dhe se ajo më e madhja është vështirësia psikologjike, kulturore, për të hequr dorë nga makina klasike.

Asnjë zbulim i ri teknologjik nuk nevojitet për të pasur një makinë fluturuese personale. Ajo çka duhet bërë është të ulim çmimin e prodhimit të tyre.

Kamings është e shqetësuar vetëm nga hackimi dhe terrorizmi. Ka shumë mundësi lidhur me mënyrën sesi do të duket makina jonë fluturuese.

Ky është një zbulim mjaft emocionues dhe nëse e shohim në aspektin globalist, do të vihet re një përmirësim dramatik i kualitetit të jetës në gjithë botën.

Shikoni videon e RtvOra këtu:

No comments :

Post a Comment