facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

20 November 2013

Ja se sa kushton ndërtimi i një PlayStation 4

Kur u lançua për herë të parë PlayStation 3 nga Sony në vitin 2006, pajisja shitej me humbje me shpresën për të fituar para nga lojërat.

Pak a shumë të njëjtën gjë po bën sërish Sony me PlayStation 4, edhe pse jo në kaq ekstremitet. Të paktën kështu raporton firma kërkuese IHS, e cila ka publikuar dje një analizë të detajuar të kostos së pjesëve që përbëjnë PlayStation 4.

Firma argumenton se kostoja totale e konsolës arrin në 381 $ ose vetëm 18 $ më pak se çmimi me të cilin po shitet PlayStation 4: 399 $. Kjo do të thotë se Sony po fiton ende shumë pak nga vetë pajisja.

Diferenca kaq të vogla fitimi për një pajisje janë të rralla në botën e teknologjisë. Për shembull, iPad Air, shitet për 499 $ dhe kushton 274 $ për t’u ndërtuar, duke i ofruar kompanisë një marzh të konsiderueshëm fitimi.

Gjithsesi, shifrat janë më pozitive në qoftë se do t’i krahasonim me ato të vitit 2006. Në atë kohë, Sony deklaroi se kushtonte 805 $ për të ndërtuar një PlayStation 3, ndërkohë që pajisja shitej për 599 $. Sigurisht, me kalimin e kohës, kostoja u zvogëlua, por edhe pas arritjes së kësaj faze, Sony e uli çmimin. Në fund të vitit 2009, konsola shitej për 299 $, edhe pse kushtonte 336 $ për t’u ndërtuar.

Le të shohim tani më me detaje kostot e komponentëve:

Përgjithësisht, një mikroproçesor nga Advanced Micro Devices kushton rreth 100 $. Nëse do të shtojmë edhe koston e çipeve të kujtesës, 88 $ për 16 të tilla, atëhere arrijmë në pothuajse gjysëm e kostos totale të konsolës.

Pjesa tjetër është hard drive nga Seagate (37 $), çipet wireless nga Marvell dhe Skyworks si dhe një drive optik që kushton rreth 28 $. Shtojmë edhe kontrolluesin, i cili kushton 18 $, sepse ka çipe Bluetooth nga Qualcomm, nje çip audio nga Wolfson Microelectroncs çip përgjegjës për sensorin e lëvizjeve nga Bosch. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment