facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 February 2014

E sëmurë pas Coca-Colas

Jakki Ballan, 42-vjeçare, ka provuar ‘Diet Coke’ për herë të parë në moshën 14-vjeçare, dhe që atëherë ajo është bërë e varur nga pija e gazuar. Dikur ajo pinte 50 kanoçe në ditë…
Londër – Një femër e varur nga ‘Diet Coke’, version dietal i Coca-Colas, ka shpenzuar pothuajse 150.000 funte britanike duke pirë deri në 16 litra të pijes së gazuar në ditë.
Kishte periudha kur Jakki Ballan pinte 50 kanoçe në ditë – mbi tri në orë – dhe e maste peshën e saj dy herë në javë.
Ballan, nënë e pesë fëmijëve, ka provuar Diet Coke për herë të parë në moshën 14-vjeçare, dhe që atëherë ajo është bërë e varur nga pija e gazuar pa sheqer. Dikur, varësia e saj 30-vjeçare ishte bërë aq serioze, saqë britanikja shpenzonte rreth 500 funte në muaj duke blerë pije freskuese.

Ballan, e cila insiston se tani e ka reduktuar konsumimin e pijes së saj të parapëlqyer, ende pi deri në 10 litra Coca-Cola në ditë, por bën panik kur nuk ka sasi të mjaftueshme të pijes afër saj.

Ajo tani është duke iu nënshtruar trajtimit mjekësor, përfshirë hipnoterapisë, në përpjekje për të mundur varësinë pas pësimit të halucinacioneve si rezultat i konsumimit të tepërt të Coca-Colas.

Varësia e saj është bërë serioze pasi ajo ka hequr dorë nga puna e saj në një dyqan të pastrimit kimik të rrobave 16 vjet më parë për t’u kujdesur për fëmijët e saj – dhe tani ajo mezi po arrin t’ia dalë mbanë. Ballan, 42-vjeçare, nga Ellzmajër Port në Çeshajër, ka thënë se “kjo varësi po ma shkatërron jetën. Unë nuk mundem as të dal nga shtëpia pa u siguruar se kam Coca-Cola të mjaftueshme me vete. Nuk dal askund pa pasur të paktën dy shishe prej 500 ml në çantën time”.
Ajo ka shtuar se është e brengosur për shëndetin e saj. “Dua të jetoj që të shoh rritjen e fëmijëve të mi. Frikohem që të mendoj se si duken organet e mia të brendshme”, është shprehur Ballan.

Ajo gjithashtu vuan nga kokëdhimbjet e vazhdueshme dhe së fundi ka nisur që të përjetojë halucinacione, për të cilat ajo fajëson varshmërinë e saj nga Diet Coke. “Ishte shumë e frikshme, meqë në fillim unë nuk e dija se çfarë po ndodhte. Unë shoh gjëra të çuditshme, si portokaj duke fluturuar nëpër dhomë. Më pas më duhet të ulem dhe të qetësohem para se të vazhdoj. Unë jam gjithmonë e lodhur, por sasia e madhe e kafeinës që konsumoj ma vështirëson fjetjen. Kështu që unë ngel zgjuar natën dhe pi edhe më shumë Coke. Unë nuk po arrij që të dal nga kjo rutinë”.
Varësia e Ballanit ka pasur efekt edhe në financat e saj. Gjatë vitit, nëna amvise shpenzon deri në 6.000 funte duke blerë Diet Coke. “Unë nuk i lë fëmijët e mi keq, por kur bëhet fjalë për nevojat e mia, Diet Coke është prioritet. Ajo është po aq e rëndësishme sa pagimi i faturave të energjisë”.

“Unë nuk dal dhe nuk shoqërohem. Unë dal shumë rrallë për të blerë gjëra për veten dhe rrallë shkoj te floktarja. Më përpara rri pa cigare, sesa pa Diet Coke”, ka thënë ajo. Ballan ka nisur të pijë Coca-Cola gjatë adoleshencës së hershme, dhe jo shumë më vonë shprehia i është rënduar.

“E tëra ka nisur kur unë pata filluar t’i kisha paratë e mia të xhepit, dhe shkoja të blija një apo dy kanoçe. Pija më shumë e më shumë, dhe kjo gjë nisi të më bëhej problem kur isha 14-vjeçare”.
“Fillimisht pija kanoçe normale, të kuqe, por më rritej pesha, prandaj shkova ta takoja mjekun. Ai më sugjeroi të kaloja në Diet Coke për fillim, dhe më pas të punonim për reduktimin e sasisë. Por, pasi humba peshë, nuk mendova se kisha më probleme, dhe nuk zvogëlova sasinë. Gjatë viteve pirja e Coca-Colas më është bërë varësi, dhe tani ka arritur në pikën kur duhet të ndalet”.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment