facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

09 November 2013

Pajisni smartfonin tuaj Jelly Bean me tastierën e Kit Kat 4.4

Tastiera e re e sistemit të përditësuar Android 4.4 Kit Kat është lançuar tashmë si një aplikacion i pavarur që mund të funksionojë në çdo pajisje Jelly Bean, madje dhe në disa pajisje të tjera më të vjetra.

Kjo tastierë suporton një buton të ri hapësire që (teorikisht) lehtëson shkrimin dhe opsionin e rrëshqitjes mbi shkronja që lejon përdoruesin të shkruajë fjali të plota pa qenë e nevojshme që të heqë gishtin nga tastiera. Ky opsion njihet nga Google si “gjesti i vetëdijshëm për hapësirën”.

Tastiera përfshin edhe shumë figura për shprehjen e emocioneve, mjafton që të shtypësh gjatë butonin “enter” ose atë të kërkimit për t’i aksesuar.

Në qoftë se përdorni versionin 4.4 ose 4.4 ROM do të keni mundësi të përdorni listën e plotë të këtyre figurave, ndërsa në qoftë se keni sistem 4.3 ose më të vjetër mund të përdorni vetëm ato që përfshin vetë tastiera dhe që janë pa ngjyra.

Aplikacionin mund të shkarkohet në këtë link.

Burimi: Botasot

No comments :

Post a Comment