Uji është jetësor për organizmin tonë dhe jo më kot specialistët e shëndetit këshillojnë konsumim të 2 apo 3 litrave gjatë 24 orëve. Por kjo këshillë nuk respektohet nga pjesa më e madhe e njerëzve dhe kjo pason probleme që as atyre vetë nuk u shkon në mendje që mund të kalojnë vetëm me “një gllënjkë ujë”.
Sarah, një 42-vjeçare britanike, vendosi të vizitohet tek specialisti neurolog pas dhimbjeve të shpeshta dhe të forta të kokës. Këshilla e mjekut për të ishte konsumimi i të paktën 3 litrave ujë në ditë. Një ditë më pas ajo filloi të zbatonte recetën e mjekut, duke fotografuar veten në momentin e nisjes së regjimit dhe 4 javë pas zbatimit me përpikëri të tij, transmeton TCH.
Ndryshimi është i dukshëm. Përveç dhimbjeve të kokës, që thuajse iu larguan plotësisht, Sarah thotë se fytyra e saj është rinuar për afro 10 vjet, duke i treguar moshën reale.
Uji është i domosdoshëm për organizmin e njeriut. Ai është faktori kryesor që ndihmon në pastrimin e trupit tonë nga mbetjet toksike të grumbulluara me ushqimin apo frymëmarrjen.
No comments :
Post a Comment