facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

17 December 2013

Amësia ia ndryshoi jetën Kimit

Kim Kardashian është njëra ndër nënat më të lumtura në gjithë botën. Vajza e saj dhe e Kanye West, North West kishte lindur në muajin qershor të këtij viti dhe që atëherë ata janë gjithherë e më shumë në vëmendjen e medieve.Por si është përshtatur Kimi me kalimin nga një personalitet i njohur në një nënë të famshme?

Ylli televiziv mori pjesë në mbledhjen “Mobio Insider Q&A session”, në të cilën ajo u takua me fansat e saj nga e gjithë bota dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre rreth çështjeve të saj familjare dhe prindërore.

“Si ndjehesh si një nënë?”, e pyeti një përkrahës i saj Kimin, ndërsa ajo ia ktheu: “Kjo gjendje më ndryshoi plotësisht jetën sepse posedon karakteristika të veçanta. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa familja, ajo nënkupton çdo gjë, arsyen që ne jetojmë veçanërisht gjatë festave dhe pushimeve.

Nëse ndokujt i intereson se si Kim po kalon kohëve të fundit, ajo tha” “Me të vërtetë po ndihem plotësisht nënë dhe është një periudhë mjaft e veçantë që unë dhe i fejuari im Kanye po kujdesemi për vajzën tonë, po kalojmë ditët më të mira”

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment