facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

17 December 2013

DiCaprio e kuptoi herët ndikimin e drogës

Leonardo DiCaprio nuk ka provuar kurrë të konsumojë drogë. Aktori 39 vjeçar, DiCaprio, i cili u rrit në Los Angjelos, pranon se kurrë nuk është ndikuar nga substancat ilegale si shumë yje në sy të publikut, sepse ai e ka kuptuar qëkur ishte i ri se si ato mund të shkaktojnë dhimbje në jetën e përdoruesve.“I kam parë gjithë përparësitë dhe mangësitë që mund t’i shkaktojë përdorimi i drogës.
Jam rritur në një lagje mjaft aktive, pastaj ardhja në Hollywood dhe fillimi i karrierës, sheh e kupton shumë gjëra dhe ndalesh e thua ‘E kam parë këtë kur isha 7 vjeç dhe nuk paraqet ndonjë problem për mua’”.

Ylli i filmit “Wolf of Wall Street” është gati prepotent i marrjes së çmimit “Academy Award” për portretizimin e biznesmenit amerikan Jordan Belfort në një komedi filmike, por ai insiston se nuk po mendon seriozisht rreth kësaj çështjeje.

“E kam kuptuar se askush nuk mund ta kontrollojë atë çfarë njerëzit mendojnë se është e vlefshme për marrjen e një çmimi. Është diçka rreth së cilës nuk mund as të tentosh të manipulosh, sepse nëse vepron kështu është e dukshme”, theksoi ai.

Ndërkohë, Leonardo ka vendosur të pushojë pak nga aktrimi pas premierës së filmit “Wolf of Wall Street” sepse ndihet i lodhur.

“Kam realizuar tre filma brenda dy viteve dhe tani ndihem i boshatisur. Do të pushojë për një kohë të gjatë para se të rikthehem në skenën filmike”, tha DiCaprio.

No comments :

Post a Comment