facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

21 December 2013

Google gjobitet me 1.2 milion dollarë në Spanjë

Kompania e teknologjisë informative Google është gjobitur sot 1.2 milion dollarë (900 000 euro) nga rregullatorët e Spanjës, ku kompania konsiderohet të ketë thyer ligjin për mbrojtjen e të dhënave, pasi ka bashkuar të dhënat personale me shërbimet e ndryshme të saj në internet, ndërsa nuk ka informuar në mënyrë të qartë dhe të saktë se si Google planifikon të përdorë këto të dhëna, transmeton Balkanweb.

Natyrisht, shuma prej 1.2 milion dollarë nuk është e madhe për Google, duke pasur parasysh se aktualisht kompania vlen më shumë se 350 miliardë dollarë. Megjithatë, kjo tregon se ka shqetësime në të gjithë botën në lidhje me sasinë e të dhënave personale, që po mbahet në juridiksione të huaja në atë që është e njohur më mirë si “cloud”.

Kur është fjala për shërbimet e ruajtjes në cloud, të dhënat ruhen në një vend të largët, e cila do të thotë se individët kanë shumë pak kontroll kur është fjala për informacionet e tyre personale.

Agjencia Spanjolle për Mbrojtjen e të Dhënave përmendi në një deklaratë se “inspektimet kanë treguar se Google përpilon informacionet personale nëpërmjet njëqind shërbimeve dhe produkteve që ajo ofron në Spanjë, pa ofruar në shumë raste informacionin e duhur në lidhje me të dhënat që është duke mbledhur, pse është duke i mbledhur dhe pa marrë pëlqimin e pronarëve”. 

No comments :

Post a Comment