Kenan Imirzalogu, duke bërë shopping në një nga qendrat tregtare të Stambollit, është zënë në pritë nga paparacët dhe gazetarët, të cilët pyetje të parë i kanë bërë atë nëse është e vërtetë që ka filluar lidhje me aktoren e njohur, Cansu Dere. ‘’Cansu është një nga mikeshat e mia më të mira dhe ashtu do të ngelet përgjithmonë.
Krahas atyre skenave intime të cilat i kemi xhiruar në bazë të skenarit të filmave, jemi vetëm miq, jashtë asaj që shkruhet në media’’, ka theksuar Kenani, i cili gazetarëve u ka dhënë informacion mbi filmin e fundit ‘’Karadayi’’, film ky që rezulton shumë i shikueshëm.
‘’Të drejtat e transmetimit janë kërkuar edhe në katër shtete, Egjipt, Katar, Arabi Saudite, Shqipëri. Në Liban, së shpejti fillon transmetimi, por më parë duhet të nënshkruhen kontratat’’, ka thënë Kenan.
Më anë tjetër, në një intervistë të fundit edhe Cansu Dere ka mohuar zërat se është në lidhje me Kenanin. ‘’Atë e kam mik, ai nuk mund të jetë i dashuri im, por të rejat e mia tashmë nuk lidhen me serialet, kam dhënë dorëheqje nga këto punë, më nuk do më shihni në projekte filmike’’, ka deklaruar Dere. Kenan ka lindur në Bala të Ankarasë në vitin 1974, karrierën si aktor e ka filluar në vitin 1999 në emisionin televiziv ‘’Deli Yurek’’, kurse kulmin e popullaritetit e ka kapur në filmin ‘’Jetë e hidhur”, “Ezel” dhe “Karadayi’’.
No comments :
Post a Comment