Pajisjet mobile përbëjnë tashmë 20% të navigimit në internet, sipas të dhënave të muajit të kaluar të mbledhura nga firma analitike irlandeze StatCounter.
Ndërkohë, kompjuterët desktop vazhdojnë të gjenerojnë pjesën më të madhe të trafikut online, me 80%.
Navigimi në internet përmes pajisjeve mobile është pjesë e "efekteve anësore" që po i shkaktohen kompjuterëve personalë, teksa shitjet e tyre po përballen gjithmonë e më tepër me rënie të ndjeshme si rezultat i rritjes së vazhdueshme të kërkesës për smartfonë dhe tabletë. Për vitin që vjen, dërgesat për shitje të kompjuterëve personalë do të jenë 10% më të ulta se një vit më parë.
Kategoria e “desktopëve” përfshin sipas StatCounter si kompjuterët desktop ashtu edhe PC-të notebook, shumica prej së cilëve janë me Windows dhe një pjesë me OS X nga Apple.
Në shtator 2009, kur firma ka filluar përpilimin e kësaj statistike, 7 muaj para lançimit të iPad-it të parë – dekstopët gjeneronin 98.9% të trafikut në internet.
Ndërkohë, Net Applications, një firmë rivale me StatCounter, e cila operon nga Kalifornia, mbledh po ashtu të dhëna për të nxjerrë një statistikë të ngjashme.
Metodologjia e kësaj firme është e ndryshme, pasi ajo numëron përdoruesit individualë dhe jo aktivitetin online. Sipas të dhënave të Net Applications, 13.2% është shifra që përfaqëson përdoruesit e pajisjeve mobile në navigimin në internet. (PCWorld Albanian)
- See more at: http://www.pcworld.al/statcounter-20-e-navigimit-ne-internet-vjen-tashme-permes-pajisjeve-mobile/#sthash.uoZg0LkW.dpuf
No comments :
Post a Comment