facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

24 January 2014

106 vjeçe në Facebook dhe vozit

Amerikania Edith Kirschmayer, e cila të enjten, dje, ka kremtuar 106 vjetorin e  lindjes, zyrtarisht është shfrytëzuesja më e moshuar e Facebook-ut dhe në rrjetin e vet ka më shumë se 45.000 miq. Profilin e ka krijuar vjet falë ndihmë së miqve ë saj nga enti mjekësor.

"Direct Relef", njoftojnë media amerikane.

Pos kësaj ajo është edhe vozitësi më i vjetër në Kaliforni si dhe diplomantja më e vjetër e gjallë e Universitetit të Chicagos.

Në fillim nuk mundi të paraqitej në Facebook për shkak të kufizimit për vitet. Pra, gjatë regjistrimit nuk ka ekzistuar opsioni i datës së lindjes ku duhej të shkruante se ishte lindur në vitin 1908.

Ajo thotë se tani është shumë shpesh në Facebook përmes të cilit komunikon me miq e familje.  

Megjithëkëtë ajo nuk e nënçmon fuqinë e lapsit pasi çdo të mërkurë shkon në entin mjekësor “Direct Relef” dhe nga atje u dërgon letra donatorëve dhe ndihmësve të këtij enti në të cilin ka punuar më shumë se 40 vjet.  

Burimi: Koha.net

No comments :

Post a Comment