facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

24 January 2014

Kim së shpejti ndërron mbiemrin në West

Vera e këtij viti do të jetë vera e cila do t’i bashkojë edhe me dasmë çiftin e famshëm, Kim Kardashian dhe Kanye West.
Dasma, sipas mediave ndërkombëtare, planifikohet të zhvillohet në Paris. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, Kardashian i shpalosi disa detaje rreth këtij vendimi.

“Parisi është, të themi, si shtëpia ynë e dytë. Kalojmë shumë kohë atje, kemi një apartament, dhe na pëlqen shumë”, ka thënë Kardashian, transmeton Koha.net.

Për sa u përket thashethemeve se çifti do të martohet në “à la Antoinette” në Pallatin e Versajës, Kim thotë se janë të pavërteta. “Ne vetëm kemi bërë një shëtitje atje”, i ka thënë ajo Kimmelit.

Por, për sa i përket planifikimit, dhe kush çfarë po planifikon, Kim ka thënë se ajo dhe Kanye po i bëjnë planet ndaras. “Ai do të merret me muzikën, e unë me listën e të ftuarve. Po tentojmë që në këtë mënyrë t’ia lehtësojmë punën njëri tjetrit”, ka thënë ajo. 

Dhe në fund, Kim ka pranuar se do ta merr mbiemrin e Kanyes. 

No comments :

Post a Comment