facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

21 January 2014

Analiza e gjakut të parashikojë sulmin në zemër?

Një test i gjakut mund të ndihmojë identifikimin e njerëzve të cilët janë në rrezik për të zhvilluar sulm në zemër, thonë kërkuesit amerikanë.

Njerëzit të cilët pësojnë goditje në zemër kanë disa qeliza unike në gjakun e tyre dhe një ekip nga Scripps Research Institute në Kaliforni është duke hulumtuar nëse testimet për këto qeliza mund të parashikojnë se kush është më i prirë për të pasur sulme në zemër.

BBC raporton se kërkuesit kishin analizuar mostrat e gjakut nga 111 njerëz dhe kishin gjetur se ata mund të detektojnë dallimet në mes të njerëzve të shëndetshëm dhe pacientëve me sulme në zemër. Studimi është publikuar në revistën shkencore Physical Biology.

“Qëllimi i këtij studimi ishte të gjejmë dëshmi se këto qeliza endoteliale që qarkullojnë mund të gjenden në mënyrë të sigurt te pacientët pas një sulmi në zemër dhe se ato nuk ekzistojnë në personat e shëndetshëm, të cilën gjë edhe e kemi arritur”, ka thënë Professor Peter Kuhn, udhëheqësi i grupit studiues.

Sipas tij rezultatet kanë qenë aq të dukshme sa hapi i ardhshëm i tyre do të jetë të vlerësojnë nëse mund të krijojnë një test për të zbuluar këto qeliza në fazat e hershme të një sulmi në zemër.

Burimi: Mjeku.Net

No comments :

Post a Comment