facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

17 January 2014

Google me zbulime të reja!

Kjo është "thjerrëza e mençur" google të cilat janë përpunuar në laboratorët e tyre.
Google ka njoftuar se është duke testuar “thjerrëzën e mençur” që mund të masë nivelin e glukozës përmes lotëve.  Paisja që ende nuk është përfunduar ka një çip me wireless dhe një sensor “miniaturë” mes dy shtresave të thjerrës.Firma gjithashtu ka bërë të ditur se është duke punuar në integrimin e dritave LED, të cilat do të ndizen kur nivelet e glukozës të kenë arritur maksimumin. 

Por shtohet se ka mbetur shumë punë për t`u bërë që këtë pajisje ta përdorin çdo ditë, transmeton Koha.net.


“Janë ditët e para të kësaj teknologjie, por ne kemi kryer disa hulumtime shkencore të cilat janë duke na ndihmuar që të kompletojmë prototipin tonë”, thuhej në blogun e firmës së famshme. “Shpresojmë që një ditë të gjejmë një mënyrë më të lehtë që njerëzit me diabet ta kontrollojnë sëmundjen e tyre”. 

No comments :

Post a Comment