facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

21 January 2014

Microsoft Research ndërton ashensorin e mençur

Microsoft Research dëshiron të shtyjë kufijtë e inteligjencës artificiale në një nivel tërësisht të ri. Paramendojeni një ashensor të mençur që mund ta kuptojë se në cilin kat një person dëshiron të shkojë, duke u bazuar në historinë e tyre dhe faktorë të tjerë.
Në rregull, tani ndaluni së paramenduari dhe vazhdoni leximin. Në një intervistë për Bloomberg, drejtori i Microsoft Research Peter Lee shpjegon që inteligjenca artificiale është përqendrimi më i madh të cilin e ka tani kompania. Shikoni edhe vetë (pjesa për ashensorin e mençur – fillon në 2:40).

Ja një rast i veçantë i përdorimit të mundshëm sipas Lee: Nëse ambienti juaj e di, për shembull, që është koha e drekës, që keni folur dje rreth ngrënies për drekë me një koleg në katin e dytë dhe që e kupton që ju tani jeni duke e lënë zyrën, ashensori mund të bëhet mjaft i mençur sa për të ju dërguar juve, pa nevojën tuaj për të operuar, deri tek kolegu juaj.

Puna e Lee është të mendojë më tepër se sa vetëm se cila pajisje e ardhshme do të arrijë në treg. Shumica prej nesh qëndrojmë ulur pranë kompjuterit ose përdorim telefon dhe operojmë, por Microsoft Research është duke shikuar në një etapë të re të teknologjisë: “Ne mendojmë, në të ardhmen, ju nuk do të jeni duke operuar kompjuterët, por në vend të kësaj kompjuterët do të jenë duke punuar në interesin tuaj.” 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment