facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

21 January 2014

Zhduket busti i Enver Hoxhës

Busti i diktatorit Enver Hoxha rezulton të jetë zhdukur. Lajmi është bërë i ditur nga Galeria Kombëtare e Arteve, e cila ka dashur ta tërheq bustin nga ministria e jashtme për t’u ekspozuar në mjediset e saj, por ai nuk ishte. 

Busti i Enver Hoxhës është punuar nga skulptori, Odise Paskali dhe gjendej deri në vitin 1981 në Fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Fondi i Galerisë së Arteve ka ndërmarrë një aksion për kthimin në fondin e saj të veprave, që ndër vite janë marrë nga institucionet shtetërore për të mos u kthyer më. 

Gjashtë vepra, ndër të cilat busti i diktatorit, Enver Hoxha, dy tablo të piktorit të zëshëm, Vangjush Mio, një vepër e piktorit Pashk Shoshi, një e piktorit Jorgji Gjikopulli dhe “Valltarët në allçi” të skulptorit Sofokli Koçi rezultojnë të zhdukura. Ndër 11 veprat që ka marrë për ekspozim Ministria e Jashtme, çka e vërteton dokumentacioni i Galerisë Kombëtare të Arteve, vetëm katër prej tyre janë gjendur dhe janë rikthyer në galeri, raporton BalkanWeb. 

Ndërkaq burime konfidenciale pranë Galerisë së Arteve bëjnë me dije se, një tjetër vepër është refuzuar t’i rikthehet fondit të galerisë , nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme, i cili ka vendosur ta mbajë atë në zyrën e tij edhe pas kërkesës së galerisë për t’ia rikthyer institucionit, të cilit i përket. Vjen të theksohet se kjo vepër e ka tejkaluar prej 20 m vjetësh afatin për t’u ekspozuar në një tjetër mjedis, që nuk është Galeria Kombëtare e Arteve. 

Sikundër ka deklaruar në nisje të këtij operacioni drejtori i galerisë, z.Artan Shabani për të gjitha veprat, që rezultojnë të jenë të zhdukura do të nisë hetimi. Por ndërkaq, ky është një operacion, i cili përvijohet çdo ditë dhe stafi i galerisë në bashkëpunim me të gjitha institucionet, që rezultojnë të kenë të ekspozuara në mjediset e tyre vepra të fondit të galerisë po rikthejnë në këtë institucion të gjitha ato vepra, që kanë mbetur ende, që nuk janë zhdukur pra që nuk rezultojnë të jenë të vjedhura.

Zoto Shabani më herët ka deklaruar ndërkaq se janë disa dhjetëra vepra që janë tërhequr për ekspozim nga institucionet shtetërore dhe me gjasë s’do t’i rikthehen asnjëherë fondit të Galerisë së Arteve, pasi ndër dekada ato rezultojnë të zhdukura.

Më herët institucioni i Presidentit të Republikës i riktheu galerisë 12 vepra, që ekspozoheshin prej dekadash aty, pesë piktura dhe shtatë skulptura, ndërsa dy vepra rezultuan të humbura.

Veprat e zhdukua në Ministrinë e Jashtme
Pashk Shoshi “Trina”, vaj
Jorgji Gjikopulli “Në trojet tona”, vaj
Vangjush Mio “Kthimi në fshat”, vaj
Vangjush Mio “Këneta e Maliqit” vaj
Odhise Paskali “Enver Hoxha”, bronz
Sofokli Koçi “Valltarët”, allçi

Veprat e kthyera nga Ministria e Jashtme:
Rrok Dabërdaku “Në Razëm”, vaj
Ndoc Gurashi “Pejsazh”, vaj
Ilmi Kasemi “Pritja”, mermer
Llazar Nikolli “Abdyl Frashëri”, gur

Burimi: Koha.net

No comments :

Post a Comment