Përdorimi i kompjuterit e mban trurin e të moshuarve në gjendje aktive si dhe e mbron nga efektet e alzheimer. Kështu mjekët e European Brain Council (Këshilli Europian i Trurit), këshillojnë që personat në moshë të përdorin sa më shumë kompjuterin dhe pajisjet e tjera teknologjike.
Ndërkohë viti 2014, konsiderohet si viti europian i trurit, ndaj nga ana e ekspertëve thuhet se duhen përhapur sa më shumë informacione në radhët e qytetarëve, në mënyrë që këta të fundit të mbajnë trurin të shëndetshëm.
“Studime të fundit kanë treguar se sa më shumë personat e prekur nga alzheimer të mbajnë trurin aktiv, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, ku mes tyre spikat përdorimi i kompjuterit, aq më pak rrezikon që të dobësohet kujtesa”, thuhet nga ana e European Brain Council.
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment