facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

17 February 2014

Kur shihni këto foto, do të besoni në mrekulli

Nëse nuk besoni në mrekulli, duhet ta shihni se çka ka ndodhur këtu. Një pilot i Shërbimit fluturues medicinal në Afrikë ka përjetuar dicka të tmerrshme por njëkohësisht edhe një mrekulli. 

“Jam pilot në Shërbimin fluturues medicinal në Tanzani. Ne sigurojmë vaksina për fëmijët, kontrolle për gratë shtatëzana dhe i vizitojmë pacientët për trajtime të ndryshme. Jemi në dispozicion bashkë me klinikat për fluturime emergjence”, ka thënë ky pilot. 

Por fotot tregojnë se derisa fluturonin në aeroplanin N36MS diçka e tmerrshme ju ndodhi. Për shkak të një gabimi, aeroplani nuk u ngrit mjaftueshem lart dhe e goditi degën e një druri me njërin krah. Aeroplani ra në tokë ashtu siç shihet në këtë galeri dhe nuk duket sikur dikush dikush mund të ketë shpëtuar.







Pesë njerëz kanë qenë në bord. Dy prej tyre që kanë qenë ulur përpara janë lënduar më së paku. Dy që kanë qenë në mes të aeroplanit kanë pësuar fraktura, ndërsa ai që ka qenë në fund ka pësuar lëndime sipërfaqësore në shpinë dhe fytyrë. Edhe pse aksidenti ka ndodhur javën e kaluar, të gjithë tashmë kanë dalë nga spitali.

Burimi: Koha.net

No comments :

Post a Comment