Aktorja e mirënjohur, Helen Mirren, tha se aktrimi po bëhet profesion vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre, pasi që ia dedikoi çmimin mësueses së saj që e inkurajoi që të ndjekë ëndrrën e saj.
Ajo filloi karrierën e saj në “Teatrin Kombëtar për të Rinj”, një organizatë bamirësie që bënte trajnime falas për moshat prej 14 deri 25 vjeç.
Duke folur në prapaskenë, Mirren tha për “NYT” se ajo po ndihet më vitale se kurrë më parë.
“Trajnimi që unë kam marrë në atë kohë tani vlen shumë sepse në rrugën që po shkon ky biznes është një privilegj vetëm për fëmijët që kanë para. Vetëm ata që kanë prindër të pasur mund të shkojnë në profesionin e aktrimit. Është shumë e vështire për fëmijët me kushte mesatare të shkojnë në teatër, prandaj “Teatri Kombëtar për të Rinj” është tepër i rëndësishëm për mua”.
“Ajo ishte rruga ime sepse nuk kisha para për shkollën e dramaturgjisë”, ka theksuar Mirren.
Dame Helen është shpërblyer me çmimin “Bafta Fellowship” për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në kinema. Këtë çmim, ajo ia dedikoi mësueses Alys Welding, që vdiq më herët këtë muaj në moshën 102 vjeçare.
No comments :
Post a Comment