facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 February 2014

Parisi në rrezik nga ”Drynet e Dashurisë”

Njëlloj si Ura Milvio në Romë, ”kyçet e dashurisë” (drynë që çiftet i mbyllin si simbol i vulosjes së dashurisë së tyre) po fillojnë të jenë problem edhe për Parisin. 

Situata e ”Pont des Arts”, një prej urave pedonale më të njohura në kryeqytetin francez, aktualisht e pushtuar nga drynët, përbën një shqetësim për bashkinë e Parisit. 

Fenomeni, që ka nisur në vitin 2008, ”po merr përmasa gjigante”, njoftuan funksionarët e bashkisë së Parisit. 

”Në ditët e sotme, duke qenë se e konsiderojmë të lartë rrezikun për sigurinë ose për mbrojtjen e trashëgimisë, miratojmë ndërhyrjen e shërbimeve bashkiake”, theksonin burimet. 

Rrjedhimisht, në ”Pont des Arts” janë vendosur disa akse, në pritje për të zëvendësuar një pjesë të parapetit të dëmtuar nga drynat, sepse ata arrijnë një peshë prej 300 kilogramë për metër, për një gjatësi prej 68 metrash. 

Bashkia po ashtu ka organizuar një sistem peshe për të verifikuar sigurinë e strukturës, ndërsa po shumëfishohen sinjalizimet nga qytetarët. 

Kur duhet ndërhyrë, ’love locks’ (drynet e dashurisë), hiqen si bllok, ”pa u shkëputur nga pjesa e grilës së hekurt të parapetit metalik”, që zëvendësohet me një grilë të re. 

Pjesët e rënda të rrjetës së hekurt më pas çohen në një depozite të bashkisë, ndërsa ende nuk është vendosur mirë se çfarë do të bëhet.

Ndërkohë, opozita e qendrës së djathtë replikon, duke theksuar rreziqet për sigurinë e qytetarëve, pavarësisht dëmeve estetike për Parisin, që më shumë se cili do kryeqytet evropian e ka shndërruar bukurinë dhe luftën anti-degradim çelësin e suksesit të vet. 

Aktualisht, janë rreth 700 mijë drynë të dashurisë ‘peshojnë’ në ”Pont des Arts” dhe në shumë ura të tjera të Parisit.

No comments :

Post a Comment