facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

14 February 2014

Mirjeta Shala: në mars takim me Donald Trump

Modelja shqiptare Mirjeta Shala e cila tashmë është pjesë e agjencisë ‘Trump Models’ në një intervistë për emisionin Express të KTV-së ka deklaruar se në mars i është rezervuar një takim me biznesmenin e famshëm amerikan Donald Trump.
Modelja pret që pas takimit t’i ofrohen edhe më shumë angazhime në fushën e modelimit duke iu hapur kështu rrugë drejt një suksesi akoma më të madh.

Vajza nga qyteti më i vjetër kosovar, Vushtrria, Mirjeta Shala, vitin e shkuar arriti të mposhtë 16 vajza të tjera për kurorën e më të bukurës, kështu, duke u kurorëzuar me çmimin “Miss Universe Kosova 2013” që u mbajt nën organizmin e fotografit të mirënjohur shqiptar, Fadil Berisha, Agnesa Vuthajt dhe Labinot Gashit. 

Si çdoherë, vajza që merr kurorën, njëherësh bëhet edhe përfaqësuesja e shtetit për të përfaqësuar atë në garën botërore të “Miss Universe”. Por, “Miss Universe Kosova 2013”, Mirjeta Shala, hasi në problemet e para. Vajza, e cila pretendoi të shkelë Moskën për një garë botërore bukurie, u godit me mospjesëmarrjen e saj në “Miss Universe”. Shkak për këtë ishte bërë vendimi i qeverisë ruse, e cila duke qenë se nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk ka pranuar që bukuroshja kosovare të konkurrojë në finalen e më të bukurës së universit. Me të marrë këtë lajm, Fadil Berisha menjëherë pati deklaruar tërheqjen nga gara edhe të përfaqësueses së Shqipërisë, Fioralba Dizdari. 

Ky lajm ishte vërtetuar dhe zyrtarizuar edhe nga organizatorët e Miss Universe, të cilët në faqen zyrtare nuk vendosën emrin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës dhe as fotot e miseve shqiptare në listën e konkurruesve të “Miss Universe”. Pas përgjigjes së parë negative, tërheqja e Miss Shqipërisë u bë si lloj reagimi. Kjo çështje bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare të spektakleve të bukurisë, pasi ndër të tjera, konkurrentja e Kosovës Mirjeta Shala, në shumë shumë sondazhe të realizuara në shtete të ndryshme, ishte favorite për të fituar kurorën e “Miss Universe of the World 2013”.

 Por, një gjë e tillë nuk demoralizoi bukuroshen kosovare, pasi ajo vazhdoi rrugën për të dhënë më të mirën në këtë industri. Mirjeta Shala, deri më tani ka punuar me disenjatorë të sfilatave në SHBA, ku vlen të përmendet edhe reklama për markën “Cabana”. 

No comments :

Post a Comment