facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 February 2014

Piramida misterioze me ‘shkallë’, zbulohet në Egjipt 4600 vjet pasi u krijua

Piramida, e ndërtuar me blloqe ranore dhe argjil, në origjinën e vet ka pasur një lartësi prej 13 metrash, por plaçkitjet e përsëritura dhe ekspozimi i gjatë ndaj fenomeneve atmosferike e kanë reduktuar atë në një strukturë me vetëm 5 metra lartësi.
Ishte varrosur poshtë një mase të madhe rëre dhe mbeturinash, pjesë të shprishura të strukturës së saj, po falë një pune të kujdesshme kërkuese u arrit të nxirrej më në fund të dritë: një piramidë antike e ndërtuar me gurë që të japin idenë e shkallëve e cila është ngritur 4600 vjet më parë, është zbuluar në jug të Egjiptit, në Edfu, 800 km në jug të Kajros.

Struktura e zbuluar nga arkeologët e Institutit Oriental të Universitetit të Çikagos është pjesë e të ashtuquajturave ‘7 piramidat provincial’, të ndërtuara mes viteve 2635 dhe 2590 para Krishtit dhe janë të paktën 2 dekada më të lashta se Piramidat e mëdha të Gizës.

Piramida, e ndërtuar me blloqe ranore dhe argjil, në origjinën e vet ka pasur një lartësi prej 13 metrash, por plaçkitjet e përsëritura dhe ekspozimi i gjatë ndaj fenomeneve atmosferike e kanë reduktuar atë në një strukturë me vetëm 5 metra lartësi.


Kjo piramidë ka një bazë me përmasa 18m x 8 m dhe nuk përbëhet nga dhoma të brendshme siç ka ndodhur me piramidat e mëvonshme që janë ngritur në Egjipt, ndaj këto piramida nuk përdoreshin me qëllim për të varrosur faraonë, por mendohet se nderoheshin nga vendasit si vend dedikuar një shenjti.

Ka nga ata që mendojnë se kemi të bëjmë me monumente simbolike, të krijuara për të nderuar kultin dhe fuqinë e vërtetë të faraonëve të kohës.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment