Dell po konsideron idenë e zhvillimit të kompjuterëve që vishen sikur teshat, duke dëmtuar në këtë mënyrë shitjen e PC-ve. Kompania po eksploron ide në këtë kontekst, tha Sam Burd, zëvendës president i kompjuterëve personal në Dell.
"Duke parë në një periudhë të përparme 5-vjeçare ne shpresojmë që pajisjet dhe faktorët të ndryshojnë, por pavarësisht kësaj, ka për të patur një nevojë për pajisjet mobile. Ne jemi në kërkim të një bote të tërë të re të pajisjeve lidhëse”.
Kompjuterët që vishen duken si oaze krahasuar me PC-të e sotme. Shitja e kompjuterëve ka rënë me 13.9% vetëm në tremujorin e parë, sipas kompanisë hulumtuese IDC. Kjo ishte ulja më e madhe qëkur IDC filloi të gjurmojë tregun në vitin 1994.
Ndërsa kompjuterët personalë biznesi për përdoruesit fundorë kanë rënë me 9% vetëm në tremujorin e parë të kompanisë.
Kompjuterët që vishen janë akoma në fillesat e tyre. Google sapo filloi shpërndarjen me pajisjet e tyre të Glass në disa eksplorues në muajin prill dhe për disa muaj do dalë edhe ora e zgjuar Pebble.
Për Dell një kompani që kërkon të jetë private, ndoshta kompjuterët që vishen do të jenë një alternativë mjaftë e mirë për të fituar të ardhura të larta.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment