Ata i kanë lënë fansat e tyre për t`ia qëlluar se cila është gjendja e statusit të tyre.
Por duket se Nicole Scherzinger, 35, dhe Lewis Hamilton, 29, mund të jenë ribashkuar për të mirë derisa kanë shijuar një pushim romantik në Romë.
Çifti është parë duke kaluar javën e të dashuruarve në qytetin e lashtë, me Nicolen që e ka ushqyer me akullore Lewisin.
Ata gjithashtu kanë huazuar një motoçikletë për të parë vendet më të bukura të kryeqytetit italian, përfshirë Colosseumin, Piazza Navona dhe Gianicolo Hill, transmeton Koha.net.
Lewisi ka vozitur një skuter “Vespa” të stilit italian, madje duke shkuar në rrugët e gabuara.
Pasdite çifti vizitoi Bazilikën e Shën Pjetrit, ku janë parë duke bërë fotografi.
Çifti, është ndarë vitin e kaluar para se të ribashkoheshin gjatë Vitit të Ri.
No comments :
Post a Comment