facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 February 2014

Arrestohet se nuk e ktheu filmin e marrë me qira

Kayla Michelle Finley, nga Pickens, Karolina e jugut, SHBA, është arrestuar së fundi kur ajo u paraqit në polici për të raportuar një krim. Pas raportimit, policia zbuloi se ajo kishte një urdhërarrest të hapur për mos-kthimin e një filmi.

Femra 27-vjeçe është akuzuar për vjedhje të vogël se nuk e kishte kthyer një video-kasetë të filmit të Jennifer Lopez, “Monster-In-Law” në vitin 2005. Ajo e kaloi një natë në burg.

Ajo që është më e çuditshmja në këtë rast është se dyqani prej ku e kishte marrë filmin me qira tashmë nuk ekziston, transmeton Koha.net.

“Si duket, Pickens nuk kishte me çfarë të merrej”, shkroi Finley në Facebook. “Do ta luftoj këtë rast. Është budallallëk kjo që më ka ndodhur mua”. 

Policia ka thënë se Finley i janë dërguar disa letra për ta kthyer filmin rreth 9 vjet më parë. Ata kanë bërë me dije se është lëshuar edhe urdhërarresti për të më 21 shtator, 2005. Mirëpo, Finley thotë të mos ketë pranuar asnjë kërkesë të tillë.

No comments :

Post a Comment