facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 February 2014

Sony shet 10.7 milionë njësi të telefonave Xperia

Para pak kohësh ishte thënë thënë se Sony është e interesuar ta shesë biznesin e saj të kompjuterëve personal tek Lenovo apo ndonjë fond investues, për tu përqëndruar në krijimin e modeleve të reja të telefonave të mençur dhe tabletëve.
Tani, kompania i ka publikuar rezultatet e saj të fundit financiare, duke e përfshirë edhe numrin e pajisjeve të mençura të cilat i ka shitur në tremujorin e fundit të vitit 2013.

Në raportin e saj Sony ka thënë se për tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka arritur të shesë mbi 10.7 milionë telefona të mençur të linjës Xperia.

Këto shifra paraqesin një rritje të ndjeshme krahasuar me tremujorin paraprak, kur Sony kishte shitur rreth 10 milionë njësi të telefonave të saj të mençur. Në tremujorin e katërt, Sony ka thënë se ka arritur t’i rrisë edhe të hyrat e saj nga njësia e pajisjeve mobile.

Më saktë, Sony ka thënë se njësia e saj mobile është rritur për 44%, e cila ka ardhur nga çmimet më të volitshme të pajisjeve. Në total, Sony ka gjeneruar 4.396 miliardë dollar nga njësia e saj mobile, ndërsa njësia e saj e lojrave ka arritur në 4.207 miliardë dollarë.

No comments :

Post a Comment