facebookgoogle plusrss feedmesazh

24 March 2020

Fushatë në Gostivar: Me dy kafe në ditë, të ndihmojmë kamarierët me pagat mujore

Kur kemi të bëjmë me raste pandemie, kjo e fundit nuk godet vetëm shëndetin e njerëzve mirëpo edhe xhepin e tyre, respektivisht buxhetin familjar. Për këtë, profesori Hasim Deari vendosi që dy kafenetë që dikur i pinte në ditë, të i dhuroje për pagën e kamarierëve të qytetit të tij, njofton Portalb.mk.


Sipas tij, kategoritë më të goditura në raste të tilla kanë të bëjnë me nevojtarët, kamerierët dhe të gjitha bizneset tjera, sidomos ata lokale.

“Duke konsideruar që kategoritë të cilët më së tepërmi u goditën në këtë rast, përveç shumë kategorive të tjerave, kanë të bëjnë me nevojtarët, kamerierët dhe bizneset. Këto kategori janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë tonë në njërën anë dhe në anën tjetër, janë njerëzit të cilët i takojmë të parët gjatë ditës. Shumica nga këto, thuajse nuk kanë asnjë të ardhur ditore që nga dita kur filloi të respektohen urdhërat e qeverisë” theksoi Hasim Deari.

“Si qytetar i Gostivarit, dhe jo vetëm i tij, me shumë miq dhe shokë, nëpërmjet këtij statusi në Facebook, kisha për qëllim të sensibilizoj opininonin më të gjerë të shoqërisë në vendin tonë, se kjo kategori e sipërpërmendur realisht kërkon, që, ne të gjithë, pa përjashtim të bëhemi solidarë dhe altruist duke i ndihmuar qoftë edhe me një të ardhur simbolike “një ose dy kafe në ditë” për kamerierin tim” tha Hasim Deari.

Ai bën thirrje deri te të gjithë qytetarët që hapa të ngjashme të ndërmarrin edhe ata.

“Në qoftë se jo kamerierit, një veprim të tillë mund ta bëni edhe ju edhe atë në forma të ndryshme si me mjete ushqimore, mjete higjienike ose medikamente, apo edhe të përgjysmoni apo falni qiranë e biznesit” shtoi Hasim Deari.

Kjo nismë e profesorit Deari tashmë është shndërruar në fushatë, dhe të gjithë që i bashkëngjiten të njëjtës publikojnë fotografi me mbishkrimin #TëNdihmojmëNevojtarëtTonë #TëNdihmojmëKafeteritëTona #TëNdihmojmëKamarierëtTonë #TëNdihmojmëBiznesetTona.

Ndryshe, me dhurimin e mjeteve për dy kafe në ditë për një muaj llogariten 60 kafe të cilat profesori në fjalë do të i dhuroje për kamerierin e tij deri në fundin e kësaj pandemie. Ai vlerëson se mbështetja jonë, sado e vogël të jetë ndihmon dhe lehtëson mbijetesën e tyre si dhe rrit shpresën.

Portalb.mk

No comments :

Post a Comment