Një aeroplan, në të cilin ndodheshin 172 udhëtarë, e huqi sot pistën dhe “aterroi” në oqean buzë ishullit indonezian Bali, por të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit e mbijetuan këtë aksident, deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Komunikacionit, transmeton agjencia AFP.
Ky zyrtar tha se aeroplani “Lion Air Boeing 737” huqi pistën me rastin e aterrimit në aeroportin Denpasar në Bali.
Fotot dramatike që janë postuar nga përdoruesit e rrjetit social Twitter tregojnë aeroplanin e thyer në dy pjesë duke qëndruar në afërsi të shkëmbinjve.
Sipas agjencisë Reuters, aeroplani është rrëzuar rreth 200-300 metra larg pistës.
Sipas raporteve, paniku mes udhëtarëve ka qenë i madh, pasi jeta e tyre u vu seriozisht në rrezik. Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë problem në frenimin e avionit.
Videon mund ta ndiqni këtu:
Videon mund ta ndiqni këtu:
No comments :
Post a Comment