David Gandy, për momentin është modeli mashkullor më i paguar në botë. Në intervistë për mediet britanike la zbuluar që vazhdimisht udhëton dhe ka folur për xhelozinë në punën e tij.
David Gandy në vitin 2007 ka bërë reklamën për kampanjën e Dolce & Gabbana për parfumin Light Blue. Modeli nga Essex, i cili momentalisht është modeli më i paguar në botë ka qenë mashkulli i vetëm në mes supermodelëve britanik i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes të Lojërave Olimpike në Londër. Gandy para pak kohe është kthyer nga Los Angeles, qytet të cilin e ka vizituar për herën e tretë në muajin e fundit, pas çka e pret xhirimi i reklamës për Massimo Dutti në Barcelonë dhe shkuarja në Miami, Floridë, Skoci, Barcelonë dhe Paris.
“Është jetë mjaft intensive. Kam 85-90 fluturime në vit. Vetëm në dy tri vitet e fundit udhëtoj në klasën e biznesit. Më herët kam fluturuar me klasën ekonomik çka e kam pasur vështirë sepse jam 190 cm i gjatë”, ka thënë modeli i lindur në një familje punëtorësh.
Me kalimin e kohës prindërit kanë zhvilluar biznes të suksesshëm me patundshmëri dhe dashurinë e vet ndaj udhëtimeve e kanë bartur në të dhe motrën e tij Claire cila jeton në Spanjë.
“Kemi udhëtuar me hidroavionë për të shikuar arinjtë e murrmë në Alaskë. Kemi parë shumë gjëra, nga xhunglat e Amazonës deri në ishujt Galapagos”, – ka thënë David dhe ka shtuar që më së shumti i ka për zemër udhëtimet në Afrikë.
Gandy nuk ka qejf të flasë në intervistë për jetën e tij personale dhe lidhjet e dështuara me këngëtaret Mollie King dhe modelen Sarah Ann Macklin. Për dallim nga kjo, ai me entuziazëm flet për automobilat që janë dashuria e tij e madhe. Ai shkruan për to kolumne për revistën GQ, ndërsa momentalisht vozit Jaguar XKSS. Edhe pse ka profile në rrjetet shoqërore, nuk i kupton njerëzit që vazhdimisht postojnë në Twitter për jetën e tyre personale.
“Kur xhironi me një vajzë të bukur dhe afroheni me të, ju shikojnë shumë njerëz dhe kjo nuk është aspak romantike. Në këtë punë ka gjithmonë faktor të xhelozisë”, – ka përfunduar David.
No comments :
Post a Comment