facebookgoogle plusrss feedmesazh

28 May 2013

Çfarë duhet të dini për hapësirat ndërmjet dhëmbëve të fëmijëve?

Hapësirat ndërmjet dhëmbëve te fëmijët, posaçërisht atyre të përparmë, janë brengë për shumë prindër. Kjo rrallësi ndërmjet dhëmbëve mund të ndikojë në simetrinë e fytyrës, estetikën, të folurit, sjelljen sociale dhe fleksionin e duhur. 

Shumë faktorë mund t'i shkaktojnë këto rrallësi (diastema). Çelësi i përmirësimit të diastemës qëndron në të kuptuarit e këtyre faktorëve favorizues. 

Diastema e mesit - diastema mediana është një hapësirë ndërmjet incizivëve qendrorë të sipërm. Kjo diastemë është e zakonshme te fëmijët si pjesë e zhvillimit normal dental. Diastemat janë të pranishme në 97% të e gjithë mosha pesëvjeçare. Te fëmijët e moshës 6 deri 8 vjeçare ato janë të pranishme në 50% të rasteve. Mirëpo, te moshat më të mëdha diastemat janë më të rralla, sepse shumica e këtyre hapësirave mbyllet në mënyrë natyrale.

Shkaktarët e mundshëm të diastemës te fëmijët:

Diastemat janë normale gjatë rritjes dhe zhvillimit dental te fëmijës! 
 Arsye për këtë është se rreth moshës 8 vjeçare, incizivët lateral të pa dalur fillojnë të shtyjnë rrënjët e incizivëve qendrorë-tashmë të dalur gjë që shkakton formimin e hapësirës ndërmjet incizivëve qendrorë. Por më vonë, rreth moshës 12 vjeçare, kur fillon dalja e dhëmbit të sipërm të syrit- kaninit- ndikon në mbylljen e diastemës ndërmjet incizivëve.

•  Incizivët lateralë të vegjël 
 Në këto raste kjo bënë që incizivët qendrorë të largohen njëri nga tjetri duke dhënë hapësirë ndërmjet dhëmbëve të përparmë.

* Kafshimi i thellë 
 Kjo është një situatë kur dhëmbët e përparmë të sipërm mbulojnë së tepërmi ata të poshtmit. Gjatë këtij kafshimi dhëmbët e sipërm shtyhen përpara dhe krijohen hapësirat ndërmjet tyre.


• Shprehitë e këqija 
 Kafshimi i buzës së poshtme mund t'i protrudojë dhëmbët e sipërm. Tonusi i dobët i muskulaturës së buzëve mund të shkaktojë protruzionin e dhëmbëve të përparmë. Vendosja e gabuar e gjuhës - vendosja e saj përpara ndërmjet dhëmbëve të përparmë (interponimi i gjuhës) - mund të ndikojë në pozitën e incizivëve. 
 Çrregullimi i baraspeshës së muskulaturës 
 Gjuha mund t'i shtyjë incizivët përpara në rast të anomalisë së lindur të gjuhës së madhe -- makroglosia .

• Çrregullimet hormonale 
 Një çrregullim endokrin, siç është akromegalia, shkakton rritjen e tepërt të nofullave, por dhëmbët janë me madhësi normale, gjë që sjell në formimin e diastemave.

• Pengesat fizike 
 Dhembët e mbinumërt, siç është meziodensi, pengojnë afrimin e incizivëve qendrorë në pozitë normale. Në raste të tjera cistat mund të formohen ndërmjet dhëmbëve poashtu duke penguar pozitën normale të incizivëve. Nganjëherë, indet e tepërta ndërmjet dhëmbëve, siç është frenulumi i buzës së sipërme, pengojnë incizivët qendrorë të takohen.

• Strukturat jonormale kockore 
 Nganjëherë, kocka ndërmjet incizivëve ka një defekt në formë të shkronjës Ë (që mund të shihet në rëntgenogram). Ky defekt pengon incizivët që të takohen.

Teknikat ortodontike për trajtimin e diastemës mediana
  • Lëvizja në tehun e incizivëve në drejtim të njëri-tjetrit (shtyrja meziale), 
  • Lëvizja e plotë e incizivëve kah njëri-tjetri (Lëvizja meziale bodili), 
  • Përmirësimi i protruzionit të dhëmbëve frontalë (zvogëlimi i shkallës incizale) 
  • Plotësimi dhe rritja e madhësisë së incizivëve lateralë me materiale restorative (zgjidhja restorative ). 


Burimi: Telegrafi

No comments :

Post a Comment