facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

27 May 2013

Ti dhe celulari... Shoqëria po ul kokën!

Në Shtetet e Bashkuara të Amrikës rregjistrohet një numër i madh i vdekjeve si shkak i pakujdesisë nga varja e kokës duke shikuar në telefon. Edhe pse është një teknologji për tu admiruar, interneti, fotografia dhe të gjithë mundësitë që i ofron për të paraqitur çdo gjë në një vend, mirëpo nuk mund të zë vendin e jetës!
Mjafton t’u hedhësh një sy videove dhe fotove që qarkullojnë në internet për të kuptuar se sa i rrezikshëm është shkrimi i mesazheve apo cdo aktivitet tjetër në telefon gjatë kohës që je në ecje. Teknologjia moderne po krijon gjithnjë e më shumë atë që shumë studiues po e quajnë “shoqërinë zombi”, njerëz, kalimtarë që ecin me kokë ulur. Një fakt të tillë dokumentoi edhe një ekspozitë e një fotografi finlandez. Ai fotografoi njerëz me telefona në duar në rrugë, aeroporte, stacione autobusi, stacione treni, parqe, stadiume…që të gjithë me kokën poshtë, të përqendruar tek telefoni i tyre. Teknologjia po i ul kokën shoqërisë. 

Fenomeni ka efekte të tjera, shumë më të rrezikshme. Shpërqendrimi me telefon gjatë kohës në ecje u ka marrë jetën dhjetra personave. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 1 mijë aksidente të tilla u regjistruan në vitin 2008, ndërsa në vazhdim shifrat janë rritur. 

Për të minimizuar sadopak rrezikshmërin e mesazhimit gjatë ecjes mbërrin “CrashAlert”, një aplikacion i hedhur së fundmi në treg. Ky aplikacion shfrytëzon kamerën e aparatit telefonik duke e përdorur atë si “sy për kalimtarin” që bën vlerësimin se kur distanca me një tjetër objekt është e rrezikshme dhe lëshon alarmi. 

Ideatorët e kësaj risie shpresojnë që të reduktojnë aksidentet, nga ato më qesharaket, e deri tek ato me rrezikshmëri të lartë për përdoruesit e telefonave.

No comments :

Post a Comment