facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 June 2013

Virusi “Zeus” në Facebook që mund t’ju boshatisë llogarinë bankare

Nëse klikoni linkun e gabuar në Facebook, një virus me emrin "Zeus" mund të arrijë të marrë të dhënat tuaja bankare dhe t’ju vjedhë të gjitha paratë që ndodhen në të. New York Times raporton me detaje mbi virusin që gjendet tashmë prej 6 vitesh në Facebook. 
Pasi njerëzit klikojnë mbi një link dashakeqës, "Zeus" mbetet inaktiv në kompjuter deri në momentin që dikush akseson një llogari bankare, duke vendosur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Firma e sigurisë Trend Micro i ka gjetur linqet që lidhen me Zeusin në shumë vende në Facebook, përfshi edhe në një faqe tifozësh futbolli.

Ekzistojnë tre mënyra se si mund të evitoni të bini pre e këtij virusi:

1. Evitoni sa më shumë të mundeni kompjuterët Windows. Kevin Smith nga Business Insider shkruan se "Zeusi" shënjestron veçanërisht kompjuterët Windows dhe nuk funksionon në Mac OS X apo Linux. Sigurisht, të ndryshosh sistemin operativ nuk është diçka e lehtë, por është një nga mënyrat se si mund të evitohet ky virus. Gjithsesi, ka variante të tjera të "Zeusit" të cilat mund të infektojnë smartfonët Android dhe BlackBerry.

2. Mos klikoni linqe të panjohura. Kjo është këshilla numër një për çdo lloj virusi, prandaj është e rëndësishme të përsëritet herë pas here. Shumë njerëz nuk arrijnë ta kuptojnë ende se mjafton një klikim i gabuar për të infektuar kompjuterin me malware. Rregulli i artë: Nëse nuk e njihni personin që ju ka dërguar linkun apo nëse edhe thjesht linku ju duket i çuditshëm, mos e klikoni. Në fund të fundit, nuk ia vlen barra qeranë.

3. Sigurohuni që banka juaj ofron verifikimin me dy faktorë. Sa më e sigurt të jetë uebfaqja e bankës, aq më të sigurta janë edhe paratë tuaja. Bisedoni me bankën dhe përpiquni të gjeni mënyrën më të sigurt për të aksesuar deklaratat (statements) – të cilat mund të jenë përmes telefonit apo ballë për ballë. Nëse përdorni online banking, sigurohuni që të bëni gjithmonë "log out." 

No comments :

Post a Comment