Polica e Kosovës ka arrestuar Lulzim Dinën nga një fshat i Rahovecit pasi dyshohet se i ka premtuar një femre martesë dhe më vonë ka ushtruar shantazh, duke u kërkuar goxha para për fshirjen e fotove komprometuese, të cilat i postonte në “Facebook”.
Sipas hetimeve të para, pas ankesës së një viktime femër, janë gjetur fakte se i dyshuari pasi i ka përvetësuar viktimat me premtime për martesë, më vonë ndaj tyre ka ushtruar shantazh duke u kërkuar goxha para për fshirjen e fotove komprometuese, të cilat i postonte në “Facebook” në emër të një personi të imagjinuar të gjinisë femërore.
“Po ashtu, i dyshuari për vete përdorte një emër të rremë gjatë paraqitjes me viktima. Pas mbledhjes së provave dhe intervistës me të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndaljen e të dyshuarit nën masën e arrestit me burg të cilën e ka vërtetuar gjyqtari i procedurës paraprake duke ia vazhduar paraburgimin në afat prej 30 ditëve”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Policia e Kosovës.
Sipas raporteve policore, i dyshuari Dina është recidivist i veprave të tilla penale, raporton KP.
No comments :
Post a Comment