Facebook ka humbur miliona përdorues brenda muajit në tregjet e saj më të mëdha, thuhet sipas të dhënave të agjencive të pavarura, ndërsa rrjetet sociale alternative janë duke tërhequr vëmendjen e atyre që kërkojnë shërbime të freskëta dhe argëtim të ri online.
Ndërsa Facebook po përgatitet për t’i informuar investitorët mbi ecurinë e biznesit të saj në tre muajt e parë të vitit, dhe kur analistët parashikojnë rritjen e të hyrave të rrjetit social deri në masën prej 36 % në krahasim me vitin e kaluar, studimet e reja sugjerojnë se zgjerimi i Facebook në SHBA, Britani të Madhe dhe vendet tjera të mëdha evropiane ka arritur kulmin.
Në muajin e fundit, rrjeti më i madh social në botë ka humbur 6 milionë përdorues amerikanë, shifër e cila ka shënuar një rënie kjo prej 4 %, thuhet sipas kompanisë së analizave për rrjetet sociale - SocialBakers, transmeton Shekulli.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 1.4 milionë përdorues më pak e kanë kontrolluar profilin e tyre në rrjetin social në muajin e kaluar, për të shënuar një rënie prej 4.5 %.
Rënia e shkallës së përdorimit të Facebook tani është qëndrueshme. Në gjashtë muajt e fundit, Facebook ka humbur gati 9 milionë përdorues aktivë mujor në SHBA dhe 2 milionë në Britani të Madhe.
Edhe disa nga përdoruesit të cilët vijnë nga Kanadaja, Gjermania, Spanja, Franca dhe Japonia e kanë braktisur Facebook-un gjatë kësaj kohe, ndërsa këto shtete kanë numrin më të madh të përdoruesve në rrjetin social, transmeton telegrafi njoftimet.
Një zëdhënëse e Facebook nuk pranoi të komentojë lidhur me këto zhvillime, kur u pyet nga disa nga mediat më të mëdha në botë.
No comments :
Post a Comment