Sipas një deklarate të bërë në blogun e ndërmarrjes, një version që nuk është lëshuar i BBM-së për Android ishte ofruar më parë online, përpara se të ofrohej nga BlackBerry për shkarkim.
Ky i fundit ka shtyrë lëshimin e versioneve për Android dhe iOS të aplikacionit të vet të popullarizuar BlackBerry Messenger (BBM), që pritej të ishte në dispozicion gjatë fundjavës që kaloi.
Shërbimi BBM për pajisjet BlackBerry, sipas ndërmarrjes, nuk ishte prekur. BlackBerry lajmëroi javën e kaluar që do të bëjë të disponueshëm versionin për Android të BBM-së më 21 shtator dhe BlackBerry për iPhone më 22 shtator. Ndërmarrja zbuloi planin e vet disa javë më parë.
BlackBerry tha që më tepër se 1.1 milionë shkarkime ndodhën të shtunën, duke shkaktuar një “problem” dhe duke e shtyrë ndërmarrjen që ta shtyjë atë derisa të jetë në dispozicion. BlackBerry tha që do ta lëshojë BBM-në përgjatë Google Play dhe App Store të Apple.
Burimi: SotNews
No comments :
Post a Comment