Mëngjesi është ushqimi i parë dhe i vetëm, i cili i jep fëmijës energjinë e duhur për të qenë në formë që në orët e para të ditës. Mëngjesi shërben për të rigjeneruar rezervat e konsumuara gjatë natës. Mëngjesi njëherësh shërben për të filluar ditën në familje. Ai duhet të jetë i përbërë nga: karbohidrate (bukë, drithëra me pak sheqer), qumësht, ose kos dhe një pemë, ose një lëng frutash pa sheqer.
Në fakt, pak fëmijë ndjekin me përpikëri rregullat dhe këshillat e nënave të tyre. Nëse fëmija juaj ka shqetësime me gjumin e mëngjesit dhe ngrihet përherë i përgjumur, atëherë organizojeni mëngjesin tuaj dhe të fëmijëve në një mënyrë tjetër. Ngrihuni dhjetë minuta përpara fëmijës, që të kini mundësinë së bashku me fëmijën tuaj të uleni të gjithë në tavolinë.
Duke parë të tjerët ai do ta ketë më të lehtë të mësojë shembullin që i ofrohet. Nëse fëmijës suaj nuk i pëlqejnë ushqimet me qumësht, ose vetë qumështi, atëherë duhet ta mësoni se ai e ka të domosdoshme të konsumojë gjysmë litri qumësht në ditë.
Në pamundësi ta detyroni të pijë gotën e qumështit mund ta keni si përbërës në ushqimet e tjera, çka nënkupton në thelb se ai mund të konsumojë qumështin në tre, ose katër prodhimet derivate të tij. Nëse është paksa kokëfortë në kërkesat e tij, atëherë mund të luash me varietet si kos me fruta, ose qumësht i përzier me fruta.
Para se të shikosh regjimin e ushqimit të fëmijës tënd duhet të llogaritësh peshën e tij trupore, pra të shohësh se cilët janë kufijtë e mundshëm në të cilat duhet të ekuilibrohet organizmi i fëmijës suaj.
Burimi: Yllpress
No comments :
Post a Comment