facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 November 2013

Larja e dhëmbëve rregullisht? Largon sëmundje zemre dhe truri

Të lash dhëmbët rregullisht mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës.   Ky është përfundimi më i fundit i nxjerrë nga kërkuesit e “University’s Mailman School of Public Health”, në New York.
Një higjienë e dobët e dhëmbëve dhe përtypja e çamçakëzit mund të lejojë që në sistemin e qarkullimit të gjakut , të futen rreth 700 lloje bakteriesh.
Por larja e dhëmbëve me furçë dhe pastrimi i tyre me fije peri ndihmon në luftimin e baktereve në gojë, të cilat shkaktojnë dëmtim të arterieve, dhe çojnë në goditjet e zemrës dhe të trurit, raporton “Mail Online”.
Kjo do të thotë që personat të cilët i lajnë dhëmbët të paktën dy herë në ditë, janë më pak të predispozuar të vuajnë nga goditjet në zemër apo ato në tru.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment