facebookgoogle plusrss feedmesazh

10 November 2013

Zviceranët, jomiqësorë me turistët

Zviceranët nuk janë treguar miqësorë ndaj turistëve. Kështu tregon një sondazh “online”, sipas të cilit Zvicra për nga mikpritja është në vendin e fundit.

Sipas rezultateve të një ankete të ueb sajtit turistik “Zoover” rreth akomodimit nëpër hotele të turistëve nga 23 vende evropiane, Zvicra figuron në vendin e fundit.

Përgjegjësit e turizmit tani po trajtojnë problemin e mikpritjes zvicerane. Bëhet fjalë për një program që synon të përmirësojë mikpritjen e Zvicrës, transmeton albinfo. Njëra nga masat janë "Friendly Hosts" në Lucren. Janë 25 burra dhe gra, shumica pensionistë që dalin vullnetarisht si “udhërrëfyes” për turistët në Lucern.  

Ata ndihmojnë turistët nga e gjithë bota për të gjetur rrugën e tyre në qytet. Iu shpërndajë harta dhe u ofrojnë këshilla për qytetin.  E njëjta duhet të bëhet në gjithë Zvicrën qendrore. "Nga punëtorët nëpër spitale e deri te shoferët e autobusëve dhe atyre në restorante janë organizuar 53 seminare, duke trajnuar 1.800 njerëz",  tha Eva Reinecke nga  Zyra turistike.

Burimi: Koha

No comments :

Post a Comment