facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 November 2013

Vitamina C mbron nga dimri

Dimri po troket dhe bashkë me të edhe ftohjet dhe viruset e ndryshme të gripit sezonal, që herët a vonë na prekin thuajse të gjithë. 

Por si të mbrohesh ndaj sëmundjeve të stinës së ftohtë? Një grup studiuesisht italianë zbuluan “sekretin”, transmeton TCH. Për një sistem imunitar sa më të fortë që mban larg viruset e dimrit konsumoni sa më shumë vitaminë C. 

7600 persona morën pjesë në hulumtimin dy-vjeçar të studiuesve italianë. Atyre iu matej periodikisht sasia e vitaminës C që konsumonin gjatë dimrit. Në përfundim, personat që konsumonin më shumë këtë vitaminë nuk prekeshin, prekeshin lehtë dhe i kalonin lehtë efektet e sëmundjeve të stinës së dimrit si ftohjet apo gripin. 

Kjo vitaminë (acidi askorbik) gjendet e përqendruar në sasi të mëdha tek frutat e stinës, si limon, portokall, por edhe tek perimet e ndryshme të cilat është disi më e vështirë t’i gjesh gjatë muajve të ftohtë.

No comments :

Post a Comment