Elhaida Dani, këngëtarja e njohur shqiptare, që i entuziazmoi të gjithë kur u shpall fituese e “The Voice of Italy”, thotë se po përzgjedh një material të mirë për të marrë pjesë në festivalin e famshëm të muzikës italiane Sanremo. Në një intervistë për “Shekullin”, ajo shprehet se nëse nuk gjen një material të mirë, nuk pranon të jetë pjesë e festivalit të famshëm italian.
E pyetur se sa ka ndryshuar jeta e saj që pasi fitoi spektaklin “The Voice”, ajo thotë se jeta e saj ka ndryshuar, por ajo aspak.
Më pas rrëfen se është besimtare myslimane dhe se eksperienca më e bukur ka qenë kur ka kënduar e mbuluar.
“Kam qenë e ftuar në një aktivitet në teatrin “Migjeni”, të realizuar nga Medreseja e Shkodrës. Kur më kontaktuan për të marrë pjesë në këtë aktivitet, sigurisht që pranova menjëherë dhe një kusht i këtij aktiviteti ishte të mbulohesha gjatë performancës. Ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar deri më sot, pasi mendoj se kjo eksperiencë më ka sjell edhe shumë fat. Pas asaj dite, menjëherë rrugët e karrierës sime filluan të hapeshin. Besimi të mbush qenien me shpresë. Prandaj them gjithmonë, për çdo sukses, ndiej të falënderoj vetëm familjen time dhe Zotin”, është shprehur këngëtarja.
Videon mund ta shikoni ketu:
Më poshtë i keni artikujt me historikun e ngritjeve të Elhaidës:
Burimi: AlbNews
No comments :
Post a Comment