“Summly” është një aplikacion për smartphone dhe mundëson përmbledhjen e lajmit në 400 karaktere. Yahoo synon ta përdorë atë për klientët e saj që kërkojnë të informohen edhe gjatë kohës që janë në lëvizje.
Bazat e aplikacionit Nick i ka hedhur që në moshën 15-vjeçare. Nick i lindi ideja për ndërtimin e aplikacionit teksa po bëntë disa kërkime në Google për provimet e historisë.
Ajo që ai pa ishte shumë “rrëmujë”, informacione me bollëk, por shumica e tyre të parenditura si duhet.
Ai përveshi mëngët dhe ndërtoi aplikacionin e tij që kalon në sitë gjithë informacionet duke hequr menjanë “materialet e padobishme”. I pari që i besoi ishte miliarderi nga Hong-Kongu, Kong Lu Ka-shing i cili investoi 250 mij dollarë për të. Menjëherë pas tij nxituan Ashton Kutcher, Yoko Ono, Stephen Fry dhe Wendy Murdoch.
Ai e përmirësoi versionin fillestar të aplikacionit dhe në tetor të vitit të kaluar hodhi në treg, “Summly”. Që nga ajo kohë e deri para blerjes nga Yahoo, ky aplikacion është shkarkuar mbi 1 milion herë nga përdoruesit.
Por tani “Summly” do të mbyllet. Yahoo ka përvetësuar teknologjinë dhe do ta rihedhë në App Store, sipas linjës së drejtimit të Marissa Mayer, ndërsa Nick do të jetë një specialist pranë kompanisë Yahoo!
No comments :
Post a Comment