facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 March 2013

Pengohet ardhja e emigrantëve për Zgjedhje në Maqedoni!


Agjencia për fluturime civile pengon ardhjen e mërgimtarëve shqiptarë në vendlindje. Kjo Agjenci, nuk ka akorduar leje për aterrimin e 6 aeroplanëve private që duhej të transportonin mërgimtarët kërçovarë nga Zvicra për në Ohër.


Nga kjo agjenci kumtuan se kanë refuzuar kërkesat e kompanive ajrore “Air Bukuresht” dhe “Enter Air” për realizimin e fluturimeve private nesër dhe pasnesër në relacion Bazel-Ohër, sipas tyre për shkak të mos plotësimit të procedurave evropiane. Nga partia shqiptare në pushtet shpjegojnë se po bëjnë përpjekje që pengesa të hiqet dhe aeroplanët të mbërrijnë sipas planit të parashikuar. Për çdo rast, sipas tyre, ekzistojnë edhe alternativa të tjera, siç janë aterrimi në Prishtinë ose Tiranë, dhe më pas transport me autobus deri në Kërçovë. Nga agjencia bëjnë të ditur se tashmë janë lejuar 7 fluturime të tjera private të cilët duhet të mbërrijnë ditëve në vijim, e që kanë përmbushur kushtet për aterrim.

No comments :

Post a Comment