facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 March 2013

Sonte "Ora e Tokës/Earth Hour"


Sot dita e "Orës së tokës". Më 23 Mars 2013, organizohet aktiviteti i madh ndërkombëtar "Earth Hour". Ky aktivitet ndërmeret si një orë që ja kushtojmë Tokës, kundër ndryshimeve klimatike. Bota sonte shuan dritat 60 minuta.

Do të thoni ju: Çfar lidhje ka drita me ndryshimet klimatike?! Lidhja mes energjisë që ne përdorim çdo ditë dhe ndryshimeve klimatike është përgjegjëse për 60% të Dioksidit të Karbonit (CO2) në atmosferë. Në bazë të kursimit të energjisë për 60 minuta sot, bëhet një ndihmë e madhe për tokën!

Në saje të këtij aktiviteti nga ora 20:30 deri në 21:30 (edhe pse në gjith botën nuk është njëkohësisht ora kaq) shumë qytete (7001) nga e gjithë bota, 152 vende dhe mbi 2 miliardë përkrahës do të fikin dritat sonte. Përfshirë këtu edhe qytetin e Parisit, Kulla Eiffel do të jetë pa drita, Kremlin (Rusi) dhe shumë vende të tjera eminente.

Edhe kosova është pjesmarëse e këtij evenimenti botëror. Poashtu edhe ju në shtëpitë tuaja mund të bëheni pjesë e këtij aktiviteti me shuarjen e dritave.


Linqe ndërkombëtare:



Disponim|Shqip



No comments :

Post a Comment