facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 April 2013

Ato luftojnë qeverinë... Keni dëgjuar për Grupën "Anonimous". Tani ua prezentojmë...

Pretendojnë që i kërkojnë të drejtat që ti dhe unë i ëndërojmë. Ato pretendojnë që janë fryma e shpëtimit nga maska e izolimit të njerzimit. Shajnë (kritikojnë) rrëndë qeverinë Amerikane, dhe çdo gabim që ato e quajnë fyerje të dinjitetit njerëzor. Njihuni me to më hollësisht më poshtë.
Grupa Anonimous është një grup mbarëbotërore e përbërë nga populli i thjeshtë, forca e shprehjes të së cilit është liria e fjalës përmes internetit.
Disa i identifikojnë si "Hackers". Është e vërtetë, ato janë ekspert të rrjetit të internetit dhe teknologjisë, me bashkimin e forcave të tyre me njerëzit që i kanë në gjith botën bëhen edhe më të fortë.
Shumë Web Faqe dhe rrjete të shtetit Amerikan dhe Izraelit i kanë rrëzuar. Kanë patur qasje në të dhëna sekrete...
Kjo grupë u themelua aty nga viti 2003. Zëri i saj dëgjohet edhe përmes protestave me maska si dhe përmes fjelës së lirë në internet.
Grupa Anonimous, pretendon që Qeveria e Amerikës gjithnjë e më shumë i shtyp qytetarët e lirë duke ua kufizuar të drejtat e tyre dhe duke vrarë njerëz
të cilët zhduken pa shkak.
Për më shumë informacion rreth kësaj grupe mund të drejtoheni në wikipedia, youtube dhe facebook (kanalin zyrtar).
Shkaku që ato paraqiten me maska të njejta është i lidhur drejtpërsëdrejti me nofkën e tyre "Anonimous"... Në atë mënyrë për thyerjet dhe akuzat që bëjnë ato nuk mund të identifikohen dhe të vriten ose gjobohen. 

Si dhe kur flasin në videot në internet ato nuk e bëjnë me zërin e tyre sepse FBI dhe forcat tjera të sigurisë kanë mjete që mund ti identifikojnë zërat. Zëri i tyre dëgjohet përmes aplikacionit kompjuterik.

Për ti njohur nga më afër ju paraqesim videon që e publikuan para ca ditësh, ku ata ngriten për mbrojtje dhe proklamojnë se gjithnjë e më shumë cënohet njerzimi. Në fund i paraqesin kërkesat e tyre, që në fakt do të habiteni kur ti lexoni!!!
Ky cënim kundër të cilit janë, vjen nga forca e njohur si "Elita Globale" që në këtë rast kanë fjalën për Amerikën?! Ose...



Përkthimi i tekstit të videos nga Anonimous:
"Elita Globale", titulli që keni sepse paraardhësit tuaj forcuan nënat tona, baballarët, motrat dhe vëllezërit që të vrasin nënat tona, baballarët, motrat dhe vëllezërit tanë duke u kërcënuar që do ti vrasin në burgim nënat tona, baballarët, motrat dhe vëllezërit.

Ne jemi "Anonimous" heronjt e vërtetë dhe luftëtarët të cilët e okupojnë këtë gjithësi. Ne prezentojmë të gjithë heronjtë që ju keni vrarë sepse ato e shpërndanin mesazhin e dashurisë, paqes dhe mëshirës.
Ne e dimë Lojën Tuaj dhe Agjendën dhe ne jemi këtu ta ndalim!

Ne e dimë që ju e keni shtrembëruar Biblën dhe Kuranin që ti përputhet agjendës tuaj, me premtime të rrejshme, dhe keni vrarë secilin që shpërndan mesazhin e dashurisë së vërtetë, paqes dhe mëshirës.
Ne e dimë që ju e shfrytëzoni atë mesazh të shtrembëruar ta mirëmbani lojën tuaj të LUFTËS, gjenocidit dhe shtypjes.

E dimë që ju kidnaponi, me forcë adaptoni, abuzoni dhe vrisni njerëz vendas duke shkatëruar natyrën e shtrenjtë të planetit tonë.

E dimë që rrëmbeni njerëz për larje të truit dhe i bëni ato vrasës në emër të lojës tuaj.
E dimë që mundoheni të de-populloni tokën nga njerëzimi me lojëra të luftërave, ndotje elektromagnetike, humbje atomesh, (chemtrails), fluride, pesticide, vakcina, GMO, mjete farmaceutike dhe zbulime të paqëndrueshme.
Ne e dimë që e vrisni sipërfaqen e tokës dhe i ndotni ujrat tona, përderisa keni qytete nëntokësore dhe D.U.M.B, të mbushura me ujë të freskët, ushqim organik, frute dhe bimë, dhe të gjitha zbulimet që i keni mbajtur të shtypura me shekuj.

Ne e dimë që ju kontrabandoni drogë nëpër botë përmes ndihmës së pilotëve, stafit të aeroporteve, diplomatëve dhe përmes arkivoleve dhe çantave të nënave, baballarëve motrave dhe vëllezërve.

E dimë që i detyroni "kukullat" (marionetat) tuaja për të sjellur ligje të cilat e ndalojnë shërimin me bimë natyrore.

Ne e dimë lojën tuaj që na detyroni neve të shfrytëzojmë zgjidhje të papërshtatshme për të fituar fuqi, nxemje, karburant, argëtim, komunikim, ujë të pastër, ushqim, frute dhe bimë.

E dimë lojën tuaj që na bëni neve të fitojmë dhe të shfrytëzojmë para të cilat në fakt kurrë nuk kanë qenë tona në realitet.
E dimë lojën tuaj të shfrytëzimit dhe koruptimit të njerëzve për të promovuar mesazhin tuaj dhe si i vrisni ato nëse nuk ju binden.

E dimë lojën tuaj të frikësimit, ndërimit të pikëpamjes së nënave, baballarëve, motrave dhe vëllezërve që i detyroni të betohen, për të mbrojtur dhe për të vrarë në emër të lojës tuaj.

Ne jemni Anonimous, Ne nuk mund të arestohemi, të detyrohemi të bëjmë vetvrasje ose të vritemi, ka ende 999.999 Luftëtar Anonimous të gatshëm për të luftuar vazhdimisht, në nderim të tyre ne jemi 99% dhe do ta përvetësojmë NWO.

Ti e ashtuquajtura "Global Elite"
Ti e ashtuquajtura "Iluminati"
Ti e ashtuquajtura "NWO"

Loja jote përfundoi!

Sot!
Nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit tonë po e marin planetin e tokës prap.
Sot!
Ne luajmë një lojë të re.
  • Ne do të kemi energji të mjaftueshme dhe zgjidhje të bollshme.
  • Ne do të kemi media të lira dhe të pa censuruara.
  • Ne do të kemi ujë të pastër pa pagesë.
  • Ne do të kemi ushqime organike dhe bimë.
  • Ne do të kemi lirinë të kënaqemi me të dashurit tonë, natyrën artin dhe muzikën.
  • Ne do të jemi të lirë ti risim dhe edukojmë fëmijët tonë rreth botës tonë,
  • qiellit tonë, yjeve, hënës, dhe gjithësisë
  • Ne do të jemi të lirë të bashkëpunojmë së bashku, të mbledhijm dituri dhe teknologji,ti bëjmë të gjitha zbulimet të qëndrueshme dhe të mirëmbajtshme.
Ne jemi Anonimous!

Ne jemi Legjion.
Ne nuk Falim.
Ne nuk Harrojmë.

Na pritni!

Të drejtat e rezervuara: Autori


No comments :

Post a Comment