facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 April 2013

E filluat ditën e sotme me kafe? Ja dobitë tuaja sot...

E keni parasyshë atë idenë e kaffes së mëngjesit, e cila në fakt ju jep fuqinë të ngriheni nga shtrati atë ditë të hënë që duhet të shkoni në punë? E pra mirë veproni, çdo ditë e më shumë shkencërisht vërtetohet që kafja e pirë në afërsisht 2 filxhanë në ditë ju bën mirë për shëndetin por edhe për zgjuarsinë. Ndoshta efekti i kafes te ne shqipëtarët ndërlidhet edhe me "llafet", muhabetet me të cila shoqërohet kur e nuk e pini vetëm. Nëse jeni njeri që preferoni të pini kafe dhe të lexoni gazetën (e në fakt gazeta sot mund të jetë Smartphone i juaji në të cilën lexoni elektronikisht në internet, për shembull "Disponim | Shqip") atëherë keni të garantuar relaksin, sepse temat që i lexoni do të jenë ato që ju pëlqeni. E nëse e preferoni kafen gjithmonë me fqinjët mund të ndodh ndonjë stres i vogël nga fjalët e padëshiruara :D Sidoqoftë pak freskim në nisje të ditës, më poshtë ju paraqesim faktet shkencore për dobitë e kafes...
Nëse jeni në dyshim nëse duhet ta filloni ditën me të ose të qëndroni vigjilent gjatë kohës së përgatitjes së provimit, mos u dëshpëroni, sepse shkencëtarët pohojnë që kafja e zezë fsheh efekte të pabesueshme pozitive.

Kafja është e mbushur me antioksidantë të fortë që veprojnë në shëndetin e njerëzve më mirë se pemët dhe perimet. Por shkencëtarët nga Universiteti amerikan “Duke”, thonë se si kafja duhet të pihet e kultivuar organikisht e cila nuk është e trajtuar me kimikate të ndryshme që mund të anulojnë të gjitha dobitë e saj.

Nëse ditën e filloni me kafe të shtëpisë ja çfarë ju pret:

Kafja redukton rrezikun nga diabeti i tipit 2 – sa më shumë kafe që pini keni më pak shanse për t’u prekur nga diabeti. Për shembull, studimi i Universitetit UCLA ka treguar që femrat në postmenopauzë që pinë më së paku katër filxhanë kafe në ditë kanë gati 50 për qind më pak probabilitet të sëmuren nga diabeti i tipit 2 sesa personat që nuk e shijojnë aspak këtë pije të zezë. Në fakt, çdo filxhan shtesë i kafes në mënyrë të shtuar redukton shansin për të zhvilluar diabet, të paktën kështu pohojnë shkencëtarët australianë.

Si vepron: shkencëtarët konsiderojnë që konsumimi i kafes rrit koncentrimin e proteinës specifike në gjak, e cila mbron nga diabeti, respektivisht rrit tolerancën e trupit në glukozë ashtu që përshpejton metabolizmin.

Kafja mund të ripërtërijë qelizat e prekura nga kanceri – Një kohë të gjatë është konsideruar që kafja shkakton kancer, por hulumtimet e reja kanë treguar që ajo mund të mbrojë trupin nga disa forma të karcinomave, me siguri duke nxitur regjenerimin e ADN-së. Për shembull dy studime të ndara të Universitetit të Harvardit të kryera në vitin 2011 kanë treguar që femrat të cilat pinë disa filxhanë kafe në ditë kanë rrezik më të vogël nga kanceri endometrial, derisa gjashtë filxhanë kafe në ditë reduktojnë për 60 për qind mundësinë që meshkujt të fitojnë kancer të prostatës.

Si vepron: shkencëtarët konsiderojnë që komponimet nga kafja parandalojnë proceset inflamtore në trup, ndërsa në veçanti antioksidanti metilpiridinë i cili mund të gjendet vetëm në kafe sepse krijohet gjatë pjekjes apo fërgimit të kokrrave.

Kafja redukton rrezikun nga dementia – edhe pse shkencëtarët nuk e kanë tërësisht të qartë se në ç’mënyrë sëmundja e Alzheimerit ndryshon trurin, janë të sigurt që kafja redukton rrezikun nga humbja e kujtesës. Hulumtimi i shkencëtarëve skandinavë ka treguar që personat të cilët kanë pirë tre deri pesë filxhanë kafe në ditë kanë 65 për qind më pak shanse të preken nga dementia sesa njerëzit të cilët në ditë kanë pirë dy ose më pak filxhanë të kafes.

Si vepron: shkencëtarët besojnë që antioksidantët nga kafja luajnë rol të rëndësishëm sepse parandalojnë bllokimin e enëve të gjakut, të cilët janë një nga shkaqet kryesore të humbjes së kujtesës. Reduktohet rreziku nga diabeti i tipit 2, i cili po ashtu është shkaktar i dementias, dhe reduktohet kolesterina që ka ndikim të rëndësishëm negativ në funksionet kognitive.

Kafja mbron meshkujt nga sëmundja e Parkinsonit – me rishikimin rezultateve të 26 studimeve të ndryshme shkencëtarët kanë përfunduar që meshkujt që pinë dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kanë 25 për qind më pak rrezik nga sëmundja e Parkinsonit sesa meshkujt që abstenojnë nga pija e zezë. Fatkeqësisht kafja nuk ka efekt të dobishëm në femra.

Si vepron: shkencëtarët nuk janë të sigurt së në ç’mënyrë kafja mbron meshkujt nga Parkinsoni.

Kafja zvogëlon depresionin – Hulumtimi i madh i Universitetit Harvard i kryer në 50 mijë infermiere në periudhën prej 25 vjetësh ka treguar që femrat të cilat kanë pirë katër filxhanë kafe kanë 20 për qind më pak probabilitet të vuajnë nga depresioni sesa ato që nuk kanë pirë aspak kafe. Studimi finlandez ka treguar që kafja te meshkujt redukton rrezikun nga vetëvrasja.

Si vepron: shkencëtarët as në këtë rast nuk janë të sigurt se si vepron kafja, por ekzistojnë teori të cilat pohojnë që kafeina për një kohë të shkurtër përmirëson disponimin dhe stimulon trupin gjë që mund të largojë emocionet negative. 

No comments :

Post a Comment