Fujitsu ka zhvilluar një teknologji që zbulon objektet që gishti juaj prek në botën reale në mënyrë efektive, duke e kthyer çdo sipërfaqe – një copë letër, për shembull – në një ekran me prekje, raporton DigInfo.
“Ky sistem nuk përdor ndonjë pajisje të veçantë, ai përbëhet vetëm nga një pajisje si një uebkamerë e zakonshme, plus një projektor komercial. Kapaciteti i tij është arritur me teknologjinë e përpunimit të imazhit, shpjegon Taichi Murase, një hulumtues në Fujitsu.
Në një video, mund të shohim se si mund të manipulohen të dhënat mbi një copë letre: duke përdorur gjeste me gisht, mund të kopjoni një imazh apo një fragment teksti dhe ta ruani atë në memorie.
Përveç sipërfaqeve të sheshta, teknologjia gjithashtu punon me ato të lakuarat, ose të pabarabarta, kështu që është e lehtë të manipulosh të dhënat nga një libër.
Edhe pse teknologjia është ende në nivelin e “demonstrimit”, hulumtuesit e Fujitsu planifikojnë të nxjerrin një version komercial të sistemit në fillim të vitin 2014. Ndiqni videon:
No comments :
Post a Comment