Nëse që në fillim ju themi që të leni duhanin?! Ju nuk do ta lexonit këtë artikull :) Prit... Prandaj, vetëm do të ju njoftojmë me ushqimet të cilat ndihmojnë në pastrimin e mushkërive tuaja.
1. Misri i ëmbël
Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë.
2. Seleni
Ky është antioksidant i fuqishëm i cili mund të gjendet në llojet e ndryshme të peshkut si tuna, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, ve dhe drithëra.
3. Qepa
Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve në mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.
4. Xhenxhefili
Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen, ndërsa me shujta mund të hani edhe copa të xhenxhefilit.
5. Portokajtë
Përveç që janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim preventiv kundër kancerit të mushkërive.
6. Hithi
Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur, ndërsa po ashtu është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.
7. Çaji nga halat e pishës
Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive. Mbani mend që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar.
P.S Nuk themi ne që të leni duhanin por ju si intelektual patketër që e dini se kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit. Për këtë arsye mjekët u rekomandojnë të gjithë duhanpirësve të lënë duhanin.
Falemenderit ini tmrekullueshem.gjithmon ju ndjek. Manushaqja
ReplyDeleteFaleminderit, jemi te nderuar!
Delete