facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 April 2013

Hani më herët dhe dieta do të jetë më e suksesshme

Përveç që koha është para, është element shumë i rëndësishëm i çdo diete kundër kilogramëve të tepërt.

Keni filluar dietën,  dëshironi të hiqni kilogramë dhe keni ndryshuar tërësisht ushqimin. E gjithë kjo është e bukur, por a i keni ndryshuar edhe shprehitë?
Kështu, hulumtimi i shkencëtarëve të Universitetit në Murcia ka treguar që personat të cilët më së shpeshti hanë pas orës 15:00 mesatarisht humbin 25 për qind më pak kilogramë se ata që kanë shprehinë e ngrënies më herët.
Hulumtuesit kanë përfunduar që distanca e madhe kohore në mes shujtave ndikon në metabolizëm dhe ndihmon në grumbullimin e kilogramëve të tepërt, prandaj është e rëndësishme që të balancohet koha në mes shujtave dhe jo vetëm përmbajtja e tyre. 

Siç kanë treguar hulumtimet e mëhershme, shujtat duhet të hahen çdo tri deri katër orë, ndërsa pikërisht ky është problemi më i madh për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë ndonjë regjim të rreptë të ushqimit.

No comments :

Post a Comment