facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 April 2013

Vendi më i nxehtë në Tokë, është në Kaliforni

Koha fillon të nxehet dhe qëndrimi në diell bëhet i papërballueshëm. Dëshironi ta dini kush është vendi më i nxehtë në planet? Jo për ta vizituar, largqoftë (: thjesht për dije.

Prej shumë vitesh, “Lugina e Vdekjes” në Kaliforni nuk ia ka dalë të mos jetë si vendi më i nxehtë i planetit. Organizata Meteorologjike Botërore ia ka hequr këtë cilësim në 13 shtatorin që kaloi lokalitetit libik të Al-Aziziyah, me 58 gradët e pasakta dhe cilësimin si vendi më i nxehtë i planetit, që prej vitit 1922. 
Siç bën të ditur e përditshmja amerikane, The New York Times vendi më i nxehtë e planetit është Death Valley (Lugina e Vdekjes) falë 56,6 gradëve të regjistruar në 10 korrik të 1913, transmeton Shekulli online. National Park Service është duke korrigjuar “volantinët” turistikë, që limitoheshin ta përkufizonin zonën si më e nxehta vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe në program në korrikun e ardhshëm ka edhe një festim për 100-vjetorin e këtij vlerësimi. 

No comments :

Post a Comment