Të gjithë personat të cilët vuajnë nga diabeti dhe përdorin insulinën si ilaç për zbutjen e pasojave të nivelit të lartë të sheqerit në gjak, në të ardhmen ka gjasa të mëdha të kursehen nga mënyra e deritashme e kurimit.
“Insulina” në të ardhmen do të merret përmes hundës me anë të një spreji dhe ky mjekim do të përdoret për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 1, për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Siç transmeton agjencia noa, ky zbulim deri tash është testuar në minj, por hulumtuesit anglezë të Universitetit të Sunderlandit shpjegojnë se mjafton vetëm një shtypje e sprejit për të mbajtur parametrat e duhur në nivelin e sheqerit në gjak për 24 orë.
No comments :
Post a Comment